Telegrafi

Nëse gruaja thotë JO, Apple thotë PO!

Më pas, secilën prej arsyeve të dhëna nga përdoruesit, Apple e ngjet në pajisjen e kthyer, dhe kështu grumbullon informacionet nga tregu.

Në një rast, njëri prej konsumatorëve që kishte vendosur ta kthejë prapa tabletin iPad 2, të cilin e kishte blerë fillimisht në dyqanet e Apple, si arsye për kthim kishte shkruar: “Gruaja thotë jo, prandaj po e kthej iPad 2”.

Mirëpo, pasi që kjo nuk ishte njëra ndër arsyet e zakonshme të cilat vijnë nga përdoruesit e pakënaqur me produktin, informacioni kishte arritur deri tek përfaqësuesit më të lartë të kompanisë, të cilëve ky arsyetim ju kishte dukur mjaft interesant.

Më pas, Apple kishte vendosur që këtij konsumatori t’i jap një tjetër iPad 2 të ri falas, ndërsa në porosinë e lënë nga kompania, thuhej “Apple ka thënë PO”. / Telegrafi /