Keni ndonjë ide tjetër për heqjen e dhëmbëve të qumështit?
Heqja e dhëmbëve të qumështit te fëmijët është një nga periudhat më stresuese në fëmijërinë e hershme, por po aq stresuese për prindërit, veçanërisht për ata që kanë frikë të ndihmojnë fëmijët e tyre në momentin e rënies së dhëmbëve, transmeton Telegrafi.
Shumica e njerëzve shpikin metoda të ndryshme për ta bërë të gjithë procesin sa më pa dhimbje dhe sa më të thjeshtë, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
Një baba ka shpikur një metodë të zgjuar për nxjerrjen e dhëmbëve që u regjistrua me një video në shtëpi dhe u bë shpejt virale.
Hidhini një sy dhe gjeni një metodë novatore për fëmijën tuaj ose thjesht qeshni mirë…
/Telegrafi/