A po pi shumë ujë fëmija juaj? Etja e tepërt dhe urinimi i shpeshtë mund të jenë shenjë e dy problemeve serioze shëndetësore
Problemi është se fëmijët pinë më pak ujë sesa duhet, por çfarë ndodh në të vërtetë nëse pinë shumë?
Etja e tepërt dhe urinimi i shtuar mund të jenë shenjë e disa problemeve shëndetësore, paralajmërojnë pediatrit.
Etja e shtuar te një fëmijë mund të jetë simptomë diabeti, transmeton Telegrafi.
Është një sëmundje kronike që shfaqet kur trupi, për shkak të mungesës së insulinës së prodhuar, nuk është në gjendje të marrë mjaftueshëm lëndë ushqyese nga ushqimi, pra sheqer.
Etja e shtuar dhe urinimi i shpeshtë janë një nga simptomat e para që prindërit dallojnë kur fëmija i tyre ka diabet.
Përveç diabetit, etja e tepruar tek një fëmijë mund të tregojë të ashtuquajturin diabeti insipid qendror. Mund të jetë gjithashtu një nga simptomat e tumoreve të trurit tek fëmijët, sipas The Brain Tumor Charity.
Deri te kjo ndodh sepse tumori ndonjëherë prish hormonet e sekretuara nga gjëndra e hipofizës në tru. Për shkak të këtij çrregullimi, trupi nuk mund të mbajë mjaftueshëm urinën, kështu që lëshon shumë ujë, gjë që çon në etje të tepruar. /Telegrafi/