Joga për fëmijë praktikohet në të njëjtën mënyrë si joga për të rriturit, kurse ju vetëm duhet të siguroheni që pozicionet të kryhen në mënyrën e duhur
Joga përmirëson shëndetin fizik dhe mendor te fëmijët dhe ndikon në zhvillimin e tyre. Ajo përmirëson forcën, stabilitetin dhe koordinimin, dhe gjithashtu përmirëson përqendrimin, kujtesën më të mirë dhe redukton stresin.
Disa kërkime kanë treguar se joga ndihmon edhe me disa gjendje te fëmijët, si çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe autizmi, transmeton Telegrafi.
Si të praktikoni joga me fëmijët?
Joga për fëmijët duhet të jetë argëtuese në mënyrë që të jetë një aktivitet të cilin do ta duan gjithmonë.
Krijoni një mjedis të këndshëm, por dhe lodra të caktuara ose shikimi i videove në internet mund të ndihmojnë.
Ju mund të bëni një lojëra nga joga, por duhet të jeni mjaft krijues.
Mund të përdorni poza të ndryshme dhe të krijoni një histori rreth tyre, ndaj ndiqni performancën e pozave me lëshimin e tingujve të kafshëve. Ju gjithashtu mund të tregoni një histori me fëmijët përmes jogës, në mënyrë që çdo pozicion i ri të jetë një vazhdim i ngjarjes së mëparshme.
Mësojini fëmijët të kryejnë pozicione në atë mënyrë që ju t’i tregoni fillimisht dhe më pas fëmijët t’ju ndjekin. Gjithashtu, provoni teknikat e frymëmarrjes dhe meditimin dhe vini re se si reagon fëmija.
/Telegrafi/