Fëmijët shpesh marrin një pozicion të gabuar ulur, dhe një prej tyre është i ashtuquajturi “ulje W”
Këtu fëmija ulet me gjunjë të shtrirë, kofshët e tij të rrotulluara nga brenda dhe shputat të shtrira anash.
Pesha e trupit bie mbi ijët, ndërsa muskujt e barkut dhe të shpinës nuk janë aktivë, kështu që është pothuajse e pamundur të lëvizësh bustin, transmeton Telegrafi.
Nëse vogëlushi juaj e merr këtë pozicion për një kohë të shkurtër, për shembull, për të filluar zvarritjen, nuk është e frikshme.
Cilat janë pasojat e “uljes W”?
Qëndrimi i zgjatur në pozicionin W lë pasoja të tilla si zhvillim joadekuat i muskujve dhe bustit, si dhe deformime të nyjave të ijëve, gjurit dhe gishtave të këmbës janë të mundshme.
Mbajtja e ekuilibrit nuk zhvillohet në mënyrën e duhur dhe kjo më vonë ndikon në faktin që aktivitetet e vrapimit dhe kërcimit nuk do të zhvillohen në mënyrën e duhur dhe fëmija do të shalakatet gjatë ecjes. Si rezultat, mund të shfaqen dhimbje shpine.
Koordinimi sy-dorë gjithashtu mund të jetë i pamjaftueshëm, dhe më vonë ndikon në zhvillimin e dorës dominuese, vështirësi në të shkruar…
Është shumë e rëndësishme të vëreni mënyrën se si ulet fëmija juaj sepse është e rëndësishme për zhvillimin e duhur, ia prezantoni në kohë dhe korrigjoni nëse është e nevojshme sepse kjo është periudha e jetës kur të vegjlit tuaj fitojnë zakonet e para. /Telegrafi/