Në fund të 2016 ende nuk dihet nëse Luis Enrique do të drejtojë Barcelonën edhe sezonin e ardhshëm.
Kontrata e trajnerit skadon në fund të qershorit por as klubi dhe as tifozët nuk e dinë se kush do të jetë në stol sezonin e ardhshëm.
Ish trajneri i Celta Vigos dhe Romës ende nuk ka sqaruar dyshimet mbi të ardhmen e tij.
“Nëse vitin e ardhshëm nuk do të jem në këtë skuadër, nuk do të jem në asnjë skuadër tjetër”, deklaroi Luis Enrique pak ditë më parë për kanalin televiziv të klubit.
Emri i parë që është duke u përmendur nga mediat spanjolle është ai i Ernesto Valverdes.
Ai ka luajtur për dy vite te Barcelona mes viteve 1988-1990. /Telegrafi/