Site icon Telegrafi

Nëse edhe ju keni akne në prapanicë ndoshta është koha që të mos bartni këtë pjesë rrobash

Shumica e femrave kanë problem me shfaqjen e akneve në prapanicë

Thuajse puçrrat në fytyrë nuk janë ankth i madh, ato shfaqen edhe në prapanicë dhe dinë të jetë dukuri shumë e pakëndshme.

Megjithatë, ekziston një truk i vogël të cilin mund ta bëni në mënyrë që të pengoni shfaqjen e akneve të pakëndshme, transmeton Telegrafi.

Dermatologu Gabriel Serrano thotë që me këto puçrra shfaqen edhe djersitja.

– Djersitja dhe qëndrimi i djersës në pantallonat tuaja do të thotë që bakteret janë në kontakt të afërt me lëkurën dhe kështu hyjnë në pore, bëjnë irritimin dhe çojnë në shfaqjen e puçrrave.

– Rrobat e ngushta, siç janë xhinset e ngushta të popullarizuara nga materialet artificiale edhe më shumë shtojnë djersitjen dhe shfaqjen e pikëzave të mërzitshme nëpër prapanicë.

Në shfaqjen e puçrrave ndikon përdorimi i tepërt i kremrave dhe losioneve për trup, mirëpo edhe shtimi i qimeve.

Nëse ky problem ju mundon, provoni t’i palosni xhinset tuaja të ngushta në dollap dhe lejoni lëkurës suaj të marrë frymë. /Telegrafi/

Exit mobile version