Grimi për plazh mund të shkaktojë më shumë dëm se dobi
Natyrisht që dëshironi të dukeni sa më e bukur që të jetë e mundshme në plazh – askush këtë nuk e vë në dyshim, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, pudra e lëngshme apo e ngurtë bashkë me buzëkuqin, dhe madje edhe produktet rezistuese ndaj ujit, pos që janë të panevojshme, janë të dëmshme për lëkurën tuaj.
Grimi rezistues ndaj ujit tingëllon si ide e shkëlqyeshme, mirëpo kini parasysh që shumica e produkteve rezistuese ndaj ujit përmbajnë jo edhe aq përbërës të mirë të cilët ndihmojnë në largimin e ujit – dylli, tretësit, polimerët dhe silikonët të cilët mund të mbyllin poret, irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë reaksione alergjike.
Duhet përmendur që të gjitha produktet rezistuese ndaj ujit për grim kryesisht përmbajnë silikon dhe mund të shkaktojnë reaksion alergjik për ç’shkak para blerjes gjithmonë duhet shikuar udhëzimin e produktit.
Në vend të kësaj është më mirë të blini grim rezistues.
Mbase nuk do të përballojnë zhytjen, mirëpo për ditë të zakonshme në plazh mund të duket më i bukur dhe gjithsesi më i shëndetshëm. /Telegrafi/