E urreni punën që e bëni? Atëherë ju mund të keni rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës.
Sipas studimeve të reja, të cilat janë publikuar në “International Journal of Environment Research and Public Health”, të pasurit një punë që e urreni është gjë e keqe për zemrën tuaj, transmeton Telegrafi.
E kjo është veçanërisht e vërtetë nëse e keni një menaxher të cilit nuk i besoni.
Hulumtuesit kanë analizuar 400,000 punëtorë amerikanë dhe ka zbuluar se ata që punojnë në punë ku nuk u besojnë shefave janë më të prirë të pinë duhan dhe të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, obeziteti, kolesteroli i lartë, etj.
Puna në një ambient me besim të vogël është definuar si të pasurit një punë ku nuk besoni në mirëkuptim, trajtim të barabartë dhe respekt të ndërsjellë mes mbikëqyrësit dhe punëtorit.
Në esencë, kjo nënkupton se nëse e keni një shef që nuk ju respekton apo nuk ju trajton barabartë atëherë jeni më të prirë t’i përjetoni faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare – ku këto sëmundje janë shkaktari numër një i vdekjeve në botë.
Kjo pjesërisht ka të bëjë me metodat e pashëndetshme që këta i njerëz i zgjedhin për ta ballafaquar stresin, siç është ushqimit i dobët dhe pirja e duhanit.
Stresi po ashtu ka ndikim të madh sepse shpie në rritje të shtypjes së gjakut – e cila është një faktor tjetër i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Nëse lihen pa u trajtuar, sëmundjet e zemrës mund të shpijnë në sulme të zemrës, sulme të trurit dhe vdekje.
Prandaj, nëse veç keni një shef të keq, atëherë është mirë t’i zgjidhni problemet ose të largoheni nga ai ambient toksik i cili mund të jetë duke ju vrarë! /Telegrafi/