Site icon Telegrafi

Nëse e shkulni një thinjë, a do të rritet prapë me ngjyrë hiri?

Përderisa thinjat janë diçka që shfaqen në moshë të mesme apo më vonë, te disa njerëz mund të shfaqen vetëm disa qime të hirta në moshë edhe më të hershme.

Por, nëse veç i keni dy apo tri thinja, me siguri se keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh nëse i shkulni, transmeton Telegrafi.

Pra, a rriten ato prapë me ngjyrë të hirtë apo rriten me ngjyrë normale.

Siç tregojnë ekspertët, fatkeqësisht ato prapë do të kenë ngjyrë të hirtë.

Ngjyra e flokëve vjen nga qelizat e pigmenteve në gjëndra, të cilat ia shtojnë pigmentin flokut kur fillon të rritet.

Kur plakemi, gjëndrat gradualisht prodhojnë më pak pigment dhe, eventualisht, ndalojnë krejtësisht t’u japin ngjyrë flokëve.

Shkulja e një thinje nuk i gjallëron qelizat e pigmenteve.

Rrjedhimisht, nëse veç e shkulni një thinjë, ajo prapë do të rritet me ngjyrë të njëjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version