Site icon Telegrafi

Nëse e pini këtë pije në lukth të zbrazët, mund të sëmureni nga gastriti. Gjithashtu, është e rrezikshme edhe për dhëmbët!

Informohuni mirë lidhur me këtë pije!

Lëngu i freskët i portokallit të shtrydhur është element shumë i fuqishëm i ushqimit të shëndetshëm.

Mirëpo, që lëngu i freskët i shtrydhur të mos dëmtojë shëndetin tuaj, patjetër përmbajuni këtyre këshillave. Janë të thjeshta dhe shumë të dobishme.

Besohet që lëngu i freskët i shtrydhur i portokallit është më i dobishëm se kafja dhe çaji, sepse përmban shumë vitamina dhe mikroelemente. Mirëpo, kjo rregull nuk funksionon gjithmonë.

Nutricionistët besojnë që lëngun e freskët nuk do të duhej ta pini në lukth të zbrazët. Lëngu i thartë irriton mukozën e gojës dhe nëse e konsumoni shumë mund të sëmureni nga gastriti, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është i rrezikshëm edhe për dhëmbët. Sheqernat dhe thartirat, të cilat gjenden në lëng, ngadalë por sigurt, shkatërrojnë zmaltin e dhëmbëve.

Lëngun e freskët është mirë ta konsumoni me pipë, kështu që thartira të mos dëmtojë zmaltin e dhëmbëve, ndërkaq pas konsumimit dentistët rekomandojnë shpëlarjen e gojës me ujë të ngrohtë.

Për të mos irrituar lëngu i portokallit lukthin, nutricionistët rekomandojnë që lëngun ta përzieni me ujë të pastër në shishe në përpjesëtim 1:3.

Lëngun nuk duhet përzier me lugë metali, sepse metali shkatërron vitaminën C. /Telegrafi/

Exit mobile version