Keni xhinse të preferuara dhe dëshironi që t’ju qëndrojnë sa më gjatë. Pra, përmbajuni këtyre këshillave rreth mirëmbajtjes së tyre.
Xhinset nuk duhet assesi t’i thani në makinë tharëse, sepse do të zvogëlohen, transmeton Telegrafi.
Po ashtu rrezikoni edhe nëse i lani në rrobalarëse në temperatura të larta, prandaj më mirë është t’i lani me dorë.
Ekspertët e modës të faqes “Who What Wear” konstatojnë që më e keqja është që mund t’i bëni xhinseve tuaja nëse i dridhni dhe i shtrëngoni pas larjes në mënyrë që t’ia kulloni tepricën e ujit, sepse ashtu shumë lehtë mund t’i deformoni.
Në vend të kësaj, shtrini në një sipërfaqe të rrafshët, mbështillni si role dhe kështu kulloni tepricën e ujit. Pastaj, mbështillni dhe lini të thahen të shtrira horizontalisht. /Telegrafi/