Gornik Zabrze priti Cracovia Krakow në shtepi. Të dyja skuadrat donin të kompensojnë humbjet e fundit teksa janë në garë për ngjitjen në kupat e Evropës, por gjithashtu edhe të gjenin qetësi dhe të mos bien në zonë e ftohtë të rënies nga kategoria.
Ekipi vendas ishte shumë më kërkues për fitoren dhe golat. Dhe kjo ishte e dukshme që në minutat e para të lojës, sepse lojtarët ishin padyshim dominues në fushë. Kjo u përkthye shpejt në një veprim efektiv. Falë sulmit të Lukas Podolskit, i cili nuk u dha asnjë shans mbrojtësve të Cracovia, erdhi goli i parë për vendasit: vetëm 8 minuta dhe gjermani me origjine polake asistoi për Robert Dadok i pozicionuar mirë.
Në minutën e 21-të Mathias Rasmussen drejtoi topin në portë dhe krakovianët shijuan për një moment barazimin. Megjithatë, rezultoi se Sergiu Hanca, i cili asistoi për golin, ishte në pozicion jashtë loje. Kjo u sinjalizua nga një gjyqtar i linjës, por gjyqtari e kontrollonte prej kohësh në sistemin VAR. Goli në fund nuk u njoh! Nowak shenoi golin e 2-0 ne fund te pjesës së parë, ndërsa u deshën të priteshin minutat e fundit për të parë golin e Lucas Podolskin. Një perlë e vërtetë, goditje nga distanca qe nuk i ka lënë shpëtim portierit mysafir. Për sulmuesin 36 vjeçar ishte goli i peste ne ligen polake.
Me kombëtaren gjermane, me të cilën fitoi kampionatin botëror 2014, ai mban rekordin e golit më të shpejtë: shënoi pas vetëm 7 sekondash, në ndeshjen kundër Ekuadorit më 29 maj 2013. Ai ka veshur gjate karrieres shume fanela mes tyre ato te Bayern, Koln (nga ku edhe doli), Inter, Arsenal, Antalyaspor, Galatasaray dhe Vissel Kobe ne Japoni. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_ws-Zs3hELk