Site icon Telegrafi

Nëse e keni këtë problem në lidhje, mundësitë për të funksionuar lidhja janë të vogla…

Terapeutët britanikë për lidhjet e dashurisë e kanë zbuluar se cili është problemi më i madh me të cilin përballen çiftet. Ata, në një intervistë për “Huffington Post”, kanë treguar se cila është sfida më e madhe me të cilën përballen çdo ditë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Ndonëse ju dhe partneri mbase nuk fshihni sekrete të mëdha nga njëri-tjetri, ka mundësi të mëdha që ende nuk e keni gjetur mënyrën se si të komunikoni në mënyrë të drejtë.

Pra, problemi numër një në lidhje është definitivisht komunikimi.

“Këtu përfshihet edhe mënyra se si duhet të diskutojmë me partnerin, pa e kërcënuar se do të largoheni. Çelës i mbijetesës së një lidhjeje është definitivisht komunikimi efektiv”, ka thënë psikoterapeutja Laura Jang.

Pas komunikimit të keq, faktorë tjerë që mund të ndikojnë në përfundimin e lidhjes janë mungesa e kohës për njëri-tjetrin, mungesa e dhembshurisë/interesimit, ashtu si edhe humbja e ndjesisë për identitetin tënd – ndonëse jeni në lidhje, duhet ta keni parasysh se ju dhe partneri jeni dy personalitete të ndara.

Exit mobile version