Telegrafi

Nëse e keni harruar Van Persien, ai nuk e harron golin – rikthehet me gol spektakolar për Feyenoordin 50 sekonda pasi u inkuadrua nga stoli

E keni harru Van Persien? Ai është rikthyer dhe e ka rihapur llogarinë me Feyenoordin me një gol 50 sekonda pasi u inkuadrua prej stolit në ndeshjen ndaj Groningenit.

34 vjeçari u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë në janar pas 14 vitesh të kaluara në klubet tjera.

Ai hyri në lojë për Jens Toornstran dhe bëri paraqitjen e katërt të tij e shënoi vetëm një minut pasi u inkuadrua.

Në zonën e rrezikshme ishet anësori Berghuis ai që e dërgoi topin në drejtim të Van Persiet para se holandezi të shënojë një gol me një gjuajtje precize në këndin e poshtëm.

Një deja vu tipik i kohëve të vjetra për tifozët e Arsenalit dhe Manchester United.

Të enjtën me fitorne prej 3-0 Feyenoordi kaloi në vendin e katërt në tabelën e kampionatit holandez.

Megjithatë, klubi nga Roterdami është 19 pikë prapa liderëve të PSV.

/Telegrafi/