Telegrafi

Nëse e kalon Legian, Dritën e pret short më i lehtë në Ligën e Kampionëve – Tirana mund të përballet me Crvena Zvezdan

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka hedhur shortin për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Dy është numri i skuadrave shqiptare që marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Drita si kampion i Kosovës dhe Tirana si kampion i Shqipërisë.

Në fakt Drita pritet të luaj finalen e raundit parakualifikues ndaj Linfield dhe nëse fiton atëherë në raundin e parë do të përballet me gjigantin polak Legia Warsava.

Gjilanasit nëse arrijnë të shkaktojnë befasi duke eliminuar Legian, në raundin e dytë i pret short më i lehtë.

Bardhekaltërtit gjithnjë nëse shkaktojnë befasi do të përballen në rrethin e dytë kualifikues me fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.

Në anën tjetër një ndeshje e zjarrtë mund të vije mes shqiptarëve dhe serbëve.

Kampioni i Shqipërisë, Tirana do të luaj në rrethin e parë ndaj Dinamo Tibilis dhe nëse arrin ta eliminojë këtë kundërshtar atëherë në raundin e dytë përballet me kampionin e Serbisë, Crvena Zvezdën. /Telegrafi/