Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka hedhur shortin për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Dy është numri i skuadrave shqiptare që marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Drita si kampion i Kosovës dhe Tirana si kampion i Shqipërisë.
Në fakt Drita pritet të luaj finalen e raundit parakualifikues ndaj Linfield dhe nëse fiton atëherë në raundin e parë do të përballet me gjigantin polak Legia Warsava.
Gjilanasit nëse arrijnë të shkaktojnë befasi duke eliminuar Legian, në raundin e dytë i pret short më i lehtë.
Bardhekaltërtit gjithnjë nëse shkaktojnë befasi do të përballen në rrethin e dytë kualifikues me fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.
Në anën tjetër një ndeshje e zjarrtë mund të vije mes shqiptarëve dhe serbëve.
Kampioni i Shqipërisë, Tirana do të luaj në rrethin e parë ndaj Dinamo Tibilis dhe nëse arrin ta eliminojë këtë kundërshtar atëherë në raundin e dytë përballet me kampionin e Serbisë, Crvena Zvezdën. /Telegrafi/