Site icon Telegrafi

Nëse e dëshironi ndryshimin, por u frikësoheni rezultateve: Kjo ngjyrë e flokëve u rri të gjithave!

As bionde, as brune, por diçka e përsosur!

E dimë që e doni ndryshimin, mirëpo e dimë edhe që së paku i frikësoheni. Në rregull, nuk jeni të vetmet, mirëpo kemi zgjidhje të shkëlqyeshme, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi që këtë sezon t’u përkushtoheni flokëve tuaj dhe të jeni të sigurta që ju rrin shkëlqyeshëm, provoni BRONDE!

E dini, fjala është për dy fjalë “bionde” dhe “brune”.

Floktarët rekomandojnë që “bronde” është ngjyrë jashtëzakonisht e përshtatshme për flokët, sepse kombinimi i toneve të ftohta dhe të ngrohta u përshtatet ngjyrave të ndryshme të lëkurës dhe syve.

Sipas ekspertëve, “bronde” është nuanca midis ngjyrave të flokëve bionde dhe braon, por që i adhurojnë Blake Lively, Jennifer Lopez, Gisele Bündchen, Cara Delevingne dhe shumë të tjera.

Biondeve natyrale u nevojitet një ndihmë e vogël, ndërsa ato me flokë të gështenjta munden vetë të provojnë t’i shndrisin flokët me tufa të arta.

Është me rëndësi që flokët t’i shndrisni më së shumti dy deri në tri nuanca, sepse kështu do të arrini efektin natyral dhe ky është çelësi për dukje moderne këtë pranverë dhe verë.

/Telegrafi/

Exit mobile version