Site icon Telegrafi

“Nëse duam ta fitojmë grupin duhet të fitojmë çdo ndeshje”, Foda deklarohet para sfidës me Lituaninë

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një deklaratë për media para ndeshjes së nesërme (e shtunë) ndaj Lituanisë.

‘Dardanët’ do të luajnë ndaj Lituanisë në udhëtim me fillim nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tekniku gjerman ka thënë se nëse duan që Kosova të dalë si fituese e grupit atëherë është një kusht që ata t’i fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund.

“Secila ndeshje është shumë e rëndësishme dhe nëse duam ta fitojmë grupin duhet të fitojmë secilën prej tyre. Lituania ka pasur performanca të mira, pavarësisht rezultateve jo të dëshiruara, kanë bërë paraqitje shumë të mira”.

“I kemi parë dhe analizuar të gjitha ndeshjet e tyre, sidomos ndeshjen me Rumaninë, ku kanë treguar një paraqitje shumë të mirë, por futbolli është i tillë”.

Në fund ai tha se gjatë stërvitjes së sotme do të vendoset se cila dyshe do të jetë partnerë në fazën e mbrojtjes në këtë takim.

“Dellova por edhe Aliti kanë treguar paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit, kështu që kemi disa opsione për ndeshjen e nesërme”.

“Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Andi Hoti janë opsionet për të cilat do të vendosim sot pas seancës së fundit stërvitore”, përfundoi Foda./Telegrafi/

Exit mobile version