Site icon Telegrafi

Nëse Dritës i hiqen nëntë pikë, ndeshja e fundit do të ishte finale për ta

Trepça ‘89 ka ushtruar ankesë në organet e FFK-së ndaj Dritës për të cilën ka thënë që ka inkuadruar një lojtar të palicencuar për garat e Superligës.

E njëjta ankesë kërkon heqjen e 9 pikëve të Dritës nga tabela e Ipko Superligës së Kosovës.

Lexo po ashtu Trepça ’89 me ankesë në FFK, Zeka: Dritës duhet t’i hiqen nëntë pikë

Në rast se kjo ndodh, atëherë Drita nga 48 pikë sa ka momentalisht në pozitën e 4 do të zbriste në 39 pikë në pozitën e 9-të atje ku është Trepça ‘89 momentalisht dhe rrjedhimisht do t’a dërgonte atë në zonën e barazhit.

Drita vitin e shkuar kampion i Kosovës

Ndeshjen e fundit Drita do t’a luajë ndaj Ballkanit dhe në rast të një dënimi të tillë atëherë ajo është shpëtimin nga barazhi.

Kjo ndeshje do të kthehej në finale për Dritës, që do të jetë e detyruar ta mposht Ballkanin në Suharekë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version