Telegrafi

Nëse doni ta njihni mirë Ronaldon, atëherë duhet ta lexoni këtë intervistë të tij (Video)

Të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Cristiano Ronaldo në fushë, por ai ka zbuluar disa gjëra interesante për jetën e tij në një intervistë për FIFA-n.

Ai ka folur për shumë gjëra që i pëlqejnë.

Dashuria e fortë më të birin, muzika që e dëgjon dhe pjata më e mirë që di t’ia përgatiti mamaja.

Cili është goli më i bukur në karrierë? 

Gjithmonë them ai që e kam shënuar i fundit është më i rëndësishmi.

Pjesa më e mirë të jesh Cristiano Ronaldo?

T’i bëj njerëzit e lumtur.

Mbrojtësi më i mirë që kemi luajtur kundër? 

Është e vështirë ta zgjedh një. Jam përballur me shumë mbrojtës fantastik.

Lexo po ashtu Ronaldo: Jam pjesë e historisë së futbollit, e kam arritur qëllimin

Dita më e lumtur në jetë tuaj? 

Kur më lindi djali.

Kënga e juaj e preferuar? 

Nuk kam një këngë të vetme, por shumë këngë. Më pëlqen muzia upbeat, sikurse edhe ajo rege.

Gjëja më e bukur që të ka thënë djali ty? 

Baba (Papa), të dua dhe ti je më i miri në botë.

Qyteti më i mirë në Portugali?

Funchal, në ishullin e Madeiras.

Stadiumi më i mirë që ke luajtur? 

Santiago Bernabeu.

Pjata më e mirë që e përgatiti mamaja juaj? 

Merluc (Lloj peshku)!