Të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Cristiano Ronaldo në fushë, por ai ka zbuluar disa gjëra interesante për jetën e tij në një intervistë për FIFA-n.
Ai ka folur për shumë gjëra që i pëlqejnë.
Dashuria e fortë më të birin, muzika që e dëgjon dhe pjata më e mirë që di t’ia përgatiti mamaja.
Cili është goli më i bukur në karrierë?
Gjithmonë them ai që e kam shënuar i fundit është më i rëndësishmi.
Pjesa më e mirë të jesh Cristiano Ronaldo?
T’i bëj njerëzit e lumtur.
Mbrojtësi më i mirë që kemi luajtur kundër?
Është e vështirë ta zgjedh një. Jam përballur me shumë mbrojtës fantastik.
Dita më e lumtur në jetë tuaj?
Kur më lindi djali.
Kënga e juaj e preferuar?
Nuk kam një këngë të vetme, por shumë këngë. Më pëlqen muzia upbeat, sikurse edhe ajo rege.
Gjëja më e bukur që të ka thënë djali ty?
Baba (Papa), të dua dhe ti je më i miri në botë.
Qyteti më i mirë në Portugali?
Funchal, në ishullin e Madeiras.
Stadiumi më i mirë që ke luajtur?
Santiago Bernabeu.
Pjata më e mirë që e përgatiti mamaja juaj?
Merluc (Lloj peshku)!