Site icon Telegrafi

“Nëse dikush tjetër do ta bënte, do të largohej”, zbulohet tensioni që ka kapluar Real Madridin

Real Madridi po kalon në atë që po përshkruhet si periudha më e vështirë e Carlo Ancelotitt në aventurën e tij të dytë në krye të klubit dhe rezultatet negative dhe presioni po rriten çdo herë e më shumë.

Përveç kësaj, tashmë është zbuluar se ka një atmosferë tensionuese brenda kampit madrilen kjo për shkak të punës së trajnerit të fitnesit, Antonio Pintus, metodat e të cilit po konsiderohen si ‘të vjetra’.

Më herët ishte raportuar se lojtarët e Real Madridit kishin dyshime për metodat e Pintus, të cilat paraprakisht kishin marrë lëvdata të mëdha, por që tashmë po konsiderohen si ‘të vjetra’ për futbollistët.

Kjo është diçka që mediumi The Athletic e ka konfirmuar dhe ka shtuar se në zhveshtore në fakt nuk e vlerësojnë faktin që Pintus merr merita për suksesin e tyre, por nuk merr përgjegjësi për dështimet e tyre, veçanërisht për krizën e lëndimeve.

Pintus nuk është i vetmi i cili po kritikohet brenda klubit në fakt. Trajneri Francesco Mauri zakonisht i organizon seancat stërvitore së bashku me asistentin Davide Ancelotti dhe dyshja kanë punuar një kohë të gjatë së bashku.

Mauri është djali i Giovanni Maurit, një tjetër trajner me të cilin Carlo Ancelotti ka punuar pë shumë vite, që do të thotë se ky i fundit është si një figurë babai për Francescon.

Lexo po ashtu Real Madridi po planifikon tri transferime të mëdha së bashku me emërimin e Xabi Alonsos

Sidoqoftë, sjellja e Maurit ka hedhur dyshime së fundmi dhe ka shumë brenda klubit që e kanë kritikuar atë.

“Ka pasur disa gjëra që ai i ka thënë dhe i ka bërë në bankë të cilat nëse do i bënte dikush tjetër, do të largohej”, ka thënë një burim brenda klubit për The Athletic.

Është raportuar gjerësisht se Davide Ancelotti dhe Mauri do të nisin një karrierë të re në rast se Carlo Ancelotti largohet nga Real Madridi, me Daviden si trajner dhe Maurin si asistent të tij./Telegrafi/

Exit mobile version