Në një univers me plot mistere ende të pazbuluara, një pyetje që preokupon njerëzimin tonë gjithashtu është se çfarë do të ndodhte nëse dielli do të shpërthente.
Nëse dielli do të zhdukej papritur, njerëzit që jetojnë në Tokë do ta kuptonin këtë pas tetë minutash – njëherësh koha që i duhet dritës së diellit për të ardhur tek ne, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kjo do të ishte vetëm një dilemë, pasi dilema tjetër do të ishte nëse do të kishte jetë pas zhdukjes së diellit.
Nëse dielli do të zhdukej, një errësirë totale do të vërshonte planetin tonë dhe temperaturat do të fillonin të bien menjëherë dhe varësisht prej periudhës, do të jenë të korrat e fundit që do të mbledhim.
Gjithashtu do të ndodh edhe shkatërrimi i planeteve, për shkak të tërheqjes gravitacionale të diellit.
Planetet sikurse Toka do të fillonin të lëvizinin në një vijë të drejtë në momentin që shkatërrohet vija e tyre orbitale, dhe ato mund të përplasen me trupa të tjerë gjigantë.
Në momentin kur s’ka diell, Toka do të tërhiqej në një qendër tjetër graviteti dhe do të kërkonte një trup tjetër për të orbituar, siç orbitohet tani rreth diellit.
Një skenar tjetër, kjo sipas fizikanit nga Kosova, Shukri Klinaku, është se ‘shuarja’ e diellit do ta mbyste njerëzimin. Ai pohon se dielli do të eksplodojë pas rreth pesë miliardë vjetësh, e kjo do t’i zgjerojë flakët aq sa ta përfshijë tërë Tokën.
“Një dihet me saktësi që ylli më i afërt yni që na jep edhe jetën, e që është dielli, sikurse të gjithë yjet e tjerë që nuk janë të përjetshëm. Kështu që pas rreth pesë miliardë vjetësh ylli ynë do të eksplodojë dhe me rastin e atij eksplodimi do të zgjerohen flakët shumë dhe do ta përbijnë edhe Tokën”, pati thënë ai në një intervistë për Telegrafi. /Telegrafi/