Procesi i humbjes së peshës është një proces i gjatë dhe i vështirë për shumëkënd dhe nëse dëshironi ta përshpejtoni, duhet të konsumoni vezë në mëngjes.
Ngrënia e vezëve mund ta nxisë humbjen e peshës, veçanërisht nëse një person i përfshin ato në një dietë të kontrolluar me kalori – njofton Medical News Today.
Ushqimi që konsumojmë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit tonë. Po kështu, ka studime që vërtetojnë se marrja e disa ushqimeve mund të stimulojë humbjen e kilogramëve të tepërt. Një nga këto ushqime është veçanërisht efektive nëse konsumohet në mëngjes dhe është fjala për vezët.
Hulumtimet tregojnë se vezët stimulojnë aktivitetin metabolik dhe rrisin ndjenjën e ngopjes, ndërsa një mëngjes i bazuar në vezë mund ta parandalojë një person të hajë tepër gjatë ditës, domethënë të marrë kalori shtesë.
Dietologët theksojnë se vezët përmbajnë sasi të mëdha proteinash dhe kanë shumë pak kalori. Ato mund të nxisin humbjen e peshës nëse konsumohen si pjesë e një diete të larmishme dhe hahen pa yndyrë apo sheqer të shtuar. /Telegrafi/