Të gjithë të papunët të interesuar që të hapin biznes, mund të aplikojnë nga sot e deri më 30 prill për mbështetje financiare për vetëpunësim përmes hapjes së biznesit të tyre personal me vlerë deri 200 mijë denarë (3250 euro), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas zv. ministrit për punë dhe politika sociale, Dime Spasov, mjetet me vlerë prej 85 milionë denarë (1380000 euro) janë të destinuara për 420 grante për vetëpunësim.
Kjo është faza e dytë e kësaj mase punësimi. Në fazën e parë që ka nisur në fillim të vitit të ri, realizimi i të cilës është para fundit, janë siguruar mjete për rreth 500 grante për biznese të vogla./Telegrafi/