Epo, edhe ndonjëra ndër këto gjërat që po i japim në vijim mund t’ju sjellin seks të paharrueshëm, transmeton Telegrafi.
Seksi i pajtimit
Pas grindjes apo situatave tensionuese, seksi mund të jetë jashtëzakonisht eksitues dhe i zjarrtë.
Seksi i papritur
Seksi vetëm për një natë mund të jetë gjithsesi i mirë, zakonisht ndodh me personin të cilin e keni “njohur” para pak sekondave si partner të mundshëm seksual.
I rrezikshëm
Për shumicën është jashtëzakonisht eksituese mundësia që të rrezikoni të kapeni në flagrancë, p.sh. në tualet avioni, në ashensor, apo në ndonjë vend të rrezikshëm.
Spontan
Mund të ndodhë vërtet në cilindo vend qoftë, në cilën do kohë të ditës, në tavolinë kuzhine, në dysheme…
I çuditshëm
Nga ajo që të luani rolin (e infermieres, kamerieres, hidraulikut…) deri te “treshja”, ekzistojnë mënyra të ndryshme që të dilet nga seksi i zakonshëm dhe “normal”.
I ndaluar
Nuk thuhet kot “më e ëmbla është molla e ndaluar”. Tradhtia mund të jetë jashtëzakonisht eksituese, mu për atë që është e ndaluar.
Seksi i zakonshëm
Kjo mënyrë e seksit mund të jetë eksitues kur keni kohë dhe mundësi të mjaftueshme, mund të eksperimentoni sa t’ju dojë qejfi. E dini si thuhet: “Sa më shumë që fle, më shumë të vjen gjumi”. /Telegrafi/