Nëse dëshironi të blini një iPhone 12 ose një iPhone 12 Pro, mund të kurseni shumë para me pak durim.
Krahasuar me konkurrencën Android, pajisjet Apple janë relativisht të qëndrueshme në çmim. Por edhe iPhone 12 mund të bëhet shumë më lirë në tregun e hapur pas disa muajsh, siç ka llogaritur platforma krahasuese idealo.at bazuar në zhvillimin e çmimeve të iPhone 11 të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Platforma pret rënien më të madhe të çmimit për iPhone Pro Max me 256 gigabajt, i cili duhet të jetë më i lirë me 18 për qind (233 euro) pas gjashtë muajsh dhe me 28 për qind (369 euro) pas një viti.
Edhe iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro më lirë
Rënia e çmimit për pajisjet më të lira është e ngjashme me atë të iPhone 12 Pro Max. Bazuar në zhvillimin e vitit të kaluar, platforma vlerëson se të dy iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro do të jenë 12 për qind më lirë pas vetëm tre muajsh.
Idealo.at pret uljen më të ulët të çmimit për iPhone 12 me 128 gigabajt, i cili është vetëm shtatë për qind ose 68 euro më i lirë gjashtë muaj pas fillimit të shitjeve. /Telegrafi/