Skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë pikërisht për shkak të kësaj shprehie.
Trendi i ri skandinav në tërësi na ka pushtuar.
Fjala është për mënyrën e veçantë të pirjes së kafesë, e cila, pos që është pije e ngrohtë, sjell edhe shumë më tepër…
Fika është mënyra skandinave e pirjes së kafes, transmeton Telegrafi.
Fjala është për çastet të cilat i marrim vetëm për veten, ngadalësojmë obligimet e përditshme, pa u ngutur ulemi në kafenenë e preferuar dhe shkojnë në vendin më të dashur në shtëpi dhe vetëm kënaqemi me gjërat e bukura në jetë bashkë me një filxhan kafe të mirë.
Nuk është me rëndësi ku dhe kur, nuk është me rëndësi madje edhe se a jeni vetëm apo në shoqëri.
Me rëndësi është që nga ditët e ngarkuara me obligime të ndani kohë për veten, për pushim nga jeta, me kafen tënde të preferuar dhe Kanelbulle (roladë suedeze me kanellë).
Fika ngadalë por sigurt po bëhet simbol i ngadalësimit dhe kënaqjes me gjëra të vogla bashkë me një filxhan të pijes së preferuar.
Në rrugë, në punë, në shtëpi apo në shoqëri të njerëzve me të dashur – fikën thjesht patjetër duhet ta përjetoni.
Suedia gjendet në top tre konsumuesit më të mëdhenj të kafesë në botë (që tejkalohet vetëm nga Finlanda dhe Holanda). /Telegrafi/