Site icon Telegrafi

“Nëse derdhet gjak rus, ne do të hakmerremi”: Ish-gjenerali rus paralajmëron se Rusia mund të bombardojë Qipron

Një ish-gjeneral rus ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje nga SHBA, Britania dhe Franca mund të jetë një “rrugë e drejtpërdrejtë për konfrontimin ushtarak me Rusinë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjenerali Evgeny Buzhinskiy, i cili më parë ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm Rus, tha se nëse “do të derdhet gjak rus”, atëherë Moska do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Ai tha se besonte që nëse Rusia “bindet” që Britania e Madhe do të ishte prapa ndonjë sulmi mbi Sirinë, Moska mund të urdhërojë sulm mbi forcat e Mbretërisë së Bashkuar në Mesdhe.

“Siç edhe shefi i shtabit të përgjithshëm e tha disa javë më parë, Rusia do të rrëzonte raketat dhe transportuesit dhe unë nuk mendoj se po bënte shaka, kjo është një situatë shumë serioze dhe kjo është e vërtetë”, ka thënë ai.

Fjalë të forta: Gjenerali i Përgjithshëm Evgen Buzhinskiy tha se çdo ndërhyrje mund të jetë një “rrugë e drejtpërdrejtë për konfrontim ushtarak”

I pyetur nëse kjo do të mund të thoshte që Rusia të sulmonte në Qipro, ai tha: “Nëse ushtria jonë përcakton se raketat nisen nga Britania e Madhe, transportuesit dhe raketat në Mbretërinë e Bashkuar do të goditeshin prapa”.

Buzhinski tutje ka thënë se do të ishte “shumë e vështirë për të gjetur një objektiv të rëndësishëm ushtarak në Siri ku nuk ka rusë”.

“Ne kemi disa mijëra këshilltarë në të gjitha instalimet ushtarake në të gjitha njësitë ushtarake”, tha ai. “Nëse derdhet gjak rus atëherë Rusia do të hakmerret”.

Sipas tij, inteligjenca ruse tregoi se nuk kishte “sulme kimike” dhe episodi ishte “i organizuar”.

Ai gjithashtu ripërsëriti një deklarate të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha të premten se Moska ka prova ‘të pakontestueshme’ se sulmi i dyshuar i armëve kimike në Douma, Ghouta lindore ishte organizuar me ndihmën e një shërbimi të fshehtë të huaj.
“Ne kemi prova të pakundërshtueshme se kjo ishte një ngjarje tjetër e organizuar dhe se shërbimet sekrete të një shteti të caktuar që tani është në ballë të një fushate rusofobike janë përfshirë në këtë ngjarje të organizuar”, tha ai gjatë një konference shtypi.

Siç raportojnë mediat, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka diskutuar me kryeministren britanike Theresa May dhe me presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me një reagim ndërkombëtar ndaj sulmit të dyshuar kimik në Ghouta lindore të shtunën.

Të dy Maj dhe Trump kanë rënë dakord se çfarëdo vendimi përfundimtar mbi sulmet ajrore, regjimi sirian nuk duhet të mbetet i pakundërshtuar pas sulmit që la të paktën 80 të vdekur dhe qindra të plagosur në qytetin e Doumës.

Ndërkohë zonja May mori mbështetjen e ministrave të saj të lartë të enjten për të ndërmarrë veprim të papërcaktuar me Shtetet e Bashkuara dhe Francën për të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike nga Siria.

Macron, ndërkohë, tha të enjten se Franca kishte prova se qeveria siriane zhvilloi sulmin e Douma dhe do të vendoste nëse do të godiste kur të mblidheshin të gjithë informacionin e nevojshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version