Site icon Telegrafi

“Nëse deputetët nuk do t’i kishin hapur dyert e Kuvendit, nuk do të kishte ngjarje të dhunshme”

Ish deputetja nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Gjullistana Markovska sonte në emisionin ‘Top Tema’ tha se ato deputetë të cilat i kanë hapur dyert e Kuvendit më 27 prill janë po aq përgjegjës sa ato që hynë në Kuvend dhe i kryen ato akte të dhunshme.

“Në rast se ato deputetë nuk do t’i kishin hapur dyert e Kuvendit, nuk do të kishte ndodhur e enjtja e përgjakshme, 27 prilli. Qytetarët e mbledhur vetëm do të qarkullonin përreth ndërtesës së Kuvendit dhe më e keqje që mund të ndodhte ishte zënkë mes vetë deputetëve brenda në objekt”, tha Markovska.

Ajo u shpreh se tani Gjykata duhet të vlerësojë nëse dikush ka hyrë në Kuvend me qëllim që të kryejë akte të dhunshme ose jo./Telegrafi/

Exit mobile version