Telegrafi

‘Nëse De Laurentiis dëshiron një luftë, ai mund ta ketë’

Vëllai i Gonzalo Higuainit dhe agjenti i tij njëherësh ka thënë se Aurelio De Laurentiis ‘mund të ketë një luftë në qoftë se ai dëshiron një të tillë’.

Presidenti i Napolit është zemëruar në lidhje me mënyrën e sulmuesit argjentinas që u largua drejt rivalëve të Series A, Juventusit, duke e quajtur 28-vjeçarin tradhtar në fillim të javës.

Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, Higuain u përgjigj duke thënë se ai nuk donë të shpenzojë asnjë minutë për De Laurentiis, gjithashtu duke përmendur marrëdhënien e tij të dobët me producentit e filmit, si një arsye për largimin e tij nga San Paolo.

Lexo po ashtu Presidenti i Napolit: Higuain tradhtar dhe mosmirënjohës

“Nëse De Laurentiis dëshiron një luftë, ai do të ketë atë”, deklaroi Nicolas Higuain kur u pyet për mendimin e tij rreth ADL-së.

“Ne do të flasim për këtë në ditët tjera, por jo tani. Kjo është dita e Gonzalos”, përfundoi vëllai i sulmuesit argjentinas. /Telegrafi/