Manchester City mund të jetë i qetë për sa i përket trajnerit të ri Pep Guardiolas, pasi ai gjithsesi do të jetë në krye të klubit.
Edhe pse qytetarët rrezikojnë të mbeten jashtë Ligës së Kampioneve në sezonin e ri, trajneri Pep Guardiola nuk ka ndër mend të lëvizë nga hapi i tij.
Mediat britanike kanë bërë me dije se në kontratën e trajnerit spanjoll që ka firmosur me Cityn nuk ka një klauzolë që qytetarët duhet të jenë medoemos në Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq disa nga opinionistët e rëndësishëm në Angli si Alen Shearer apo Alan Shearer i kanë kërkuar trajnerit Guardiola që pas ardhjes tek City të bëjë ndryshime të mëdha në ekip. /Telegrafi/