Site icon Telegrafi

Nëse bazohemi në histori, fituesi i këtij çifti të gjysmëfinaleve do të triumfojë në Ligën e Kampionëve  

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve na sjell përballë dy klube klasike evropiane, ku sytë e veshtë do të jenë te përballja mes Bayern Munich dhe Real Madridit dhe historia thotë se sa herë që këto dy skuadra janë përballur në këtë garë, njëra prej tyre e ka fituar titullin kampion të Evropës.

Pas dramës së vërtetë dhe katër orë luftimesh, Real Madridi mposhti Manchester Cityn në dy ndeshje, duke ua mohuar kështu ‘qytetarëve’ mundësinë për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës.

Nga ana tjetër, Bayern Munich arriti ta eliminojë Arsenalin me rezultat 3-2 në total në dy ndeshje.

Shorti, i cili u hodh para çerekfinales, përcaktoi se fituesit e atyre dueleve do të takohen në gjysmëfinale, ndaj në këtë fazë të garës, Bayern Munich dhe Real Madrid, dy gjigantët e futbollit evropian do të luftojnë mes vete.

Një fakt interesant historik ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore dhe ai është se sa herë që Bayern Munich dhe Real Madrid janë përballur në Ligën e Kampionëve, një nga dy skuadrat e ka fituar këtë garë.

Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur katër herë në histori në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe skuadra spanjolle është shumë më e suksesshme, pasi ka përparuar në tre raste.

Kjo ndodhi në gjysmëfinale në vitin 2014, çerekfinale në 2017 dhe gjysmëfinale në 2018, dhe në të tre rastet Real Madridi përfundimisht u bë kampion i Evropës.

Nga ana tjetër, Bayern Munich kaloi në 2013 në gjysmëfinale dhe përfundimisht u bë kampion i Evropës.

https://twitter.com/brfootball/status/1781002918876897554

Nëse historia do të përsëritet, fituesi i Bayern Munich – Real Madrid do të jetë kampion i Evropës edhe në vitin 2024.

Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund takohen në gjysmëfinalen e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version