Site icon Telegrafi

“Nëse i akuzuari nuk do të ishte Grujevski, dënimi do të ishte maksimal”

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Dane Iliev, për dënimin e Goran Grujevskit prej një viti e gjysmë burg, thotë se nga praktika gjyqësore është se nëse i akuzuari ndodhet në arrati është një nga rrethanat më vështirësuese, që sipas tij të akuzuarit duhet të marrin dënim sa më të lartë.

Iliev thotë se për të njëjtën vepër penale, nëse i akuzuari nuk do të kishte qenë Goran Grujevski, dënimi do të ishte shumë më i lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjykatësit në Maqedoni në gjykimet në mungesë, kur i akuzuari ka qenë në arrati kanë sjellur dënime maksimale dhe këto janë paraparë me ligj. Nëse krahasohet me rastet tjera, ky dënim është qesharak kur merret parasysh akuza me të cilën ngarkohet”, tha Iliev për Makfaks.

Ai shtoi se opinioni ka përshtypjen se gjyqësori në Maqedoni nuk është në nivel të detyrës që ka, nuk është i pavarur, madje i varur nga politika./Telegrafi/

Exit mobile version