Të paktën 23 policë në Berlin, i kanë kaluar më shumë se 17 orë duke tentuar të mbledhin dëshmi kundër një burri i cili vazhdimisht “kishte lëshuar gazra”, derisa policia po i kontrollonte dokumentet e tij.
Ngjarja kishte ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, kurse komandanti i njësisë besonte se bëhej fjalë për një gjest fyes, dhe kështu e ka akuzuar për mosrespektim të policëve, transmeton Telegrafi.
Një vit më vonë i ka arritur dënimi në vlerë prej 900 euro për “fyerjet”, por kjo nuk e ndaloi atë të ankohet tek autoritetet kompetente.
Gjatë muajit të kaluar gjykatësit i janë dashur disa minuta që ta mbyll këtë rast bizar. /Telegrafi/