Rauri Barratt nga Brighton i Anglisë, është nervozuar aq shumë me sistemin e hekurudhave dhe tollovinë e përditshme në trena, sa që ka vendosur t’i ofendojë në një formë të çuditshme.
Udhëtari 36-vjeçar, ka zgjedhur një ndër pjesët më të ndjeshme të trupit për të bërë tatuazh, frustrimin e tij ndaj hekurudhave, transmeton Telegrafi.
“Të përfundosh këtë tatuazh në brinjë, nuk dhëmbë më shumë se sa mundimi i përditshëm me Southern Rail” ka thënë Barratt.
Pos fjalëve ofenduese, në njërën anë të brinjëve ai kërkoi që t’i vizatohet edhe një skelet i kafkës, si dhe një pjesë e trenit.
Protesta e tij ndaj sistemit të dobët të udhëtimit, është konsideruar si mundim ndaj vetës, që më së shumti e ka bërë të mundohet vet. /Telegrafi/
https://youtu.be/1peVBDogNnM