Ka ndodhur shpesh që në pompa të benzinës të ketë rrahje mes njerëzve, por jo edhe mes njeriut dhe aparatit të pompës
Pompat e benzinës, janë pika ku takohen njerëz të ndryshëm dhe në çdo orë të ditës, ndërsa nuk mungojnë edhe mosmarrëveshjet, që përfundojnë me rrahje fizike, transmeton Telegrafi.
Derisa shpesh ka pasur raste të tilla, nuk është parë deri më tani, që një njeri ta rrahë aparatin e pompës, vetëm pse nuk kishte benzinë, apo kishte ndonjë arsye tjetër.
Në Manitoba të Kanadasë, policia është duke e kërkuar shoferin e një Chevy Impala, që të gjithë mllefin që kishte e shfryu në aparat, duke e rrahur dhe goditur, ndërsa përleshej me fjalë edhe me dikë që ndodhej në afërsi.
Me ta mbyllur kapakun e rezervuarit, ai hyri në makinë dhe u largua në drejtim të panjohur, por besohet se i kanë mbetur disa lëndime shkaku i goditjeve.
Që e njëjta ngjarje të mos ndodhë edhe në ndonjë pompë benzine, policia kanadeze është duke e kërkuar këtë njeri, që duket se ka probleme të mëdha me menaxhimin e zemërimit. /Telegrafi/
Well, this guy looks like a real gas …. If you happen to know this hoser, feel free to pump some premium information our way. We’d love to throw him in the tank!! pic.twitter.com/TrrRMFj2i5
— Brandon Police (@BrandonPolice) May 8, 2020