Vetura e shtrenjtë që ishte parkuar para një shtëpie në Yorkshire të Anglisë, ka qenë caku i sulmit të një gruaje të nervozuar në partnerin e saj.
Ende nuk dihen motivet e rastit, ku si pasojë e goditjeve me shufrën metalike, në BMW 3 Series që kushton mbi 30 mijë euro, u shkaktuan dëme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
“Po më dridhen këmbët” ka thënë njëri prej personave që po e filmonte sulmuesen, pranë së cilës qëndronte dhe një shoqëruese.
Derisa bërtiste dhe shante, ajo e hodhi shufrën metalike edhe në drejtim të shtëpisë së partnerit, i cili duket se nuk ishte brenda. /Telegrafi/