Burri i paidentifikuar nga Shtetet e Bashkuara, është nervozuar kur kuptoi se është duke filmuar në vend se të fotografonte.
Videoja e postuar më poshtë e tregon gruan e tij dhe nipin, ndërsa ai është prapa kamerës duke u përpjekur të zë këndin më të mirë për të fotografuar, transmeton Telegrafi.
Pasi kupton se është duke e përdorur opsionin e gabuar, ai nuk përmbahet më dhe përdor edhe fjalë të ndytë.
“As që e preka. Vetëm e klikova, pasi që ma japi”, dëgjohet duke thënë ai.
Sidoqoftë, ky gabim po konsiderohet shumë qesharak, andaj po bënë xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/