Këngëtarja Fjolla Morina duket se së fundmi ka pasur në plan të aterojë nga Prishtina drejt një destinacioni tjetër, mirëpo nuk ka qenë e kënaqur aspak nga fluturimi me aeroplan.
Kështu të paktën ka bërë të ditur ajo përmes një fotografie të publikuar në lnstagram Story, ku shfaq një imazh nga dritarja e aeroplanit, teksa në mbishkrimin e fotografisë shan kompaninë e fluturimeve.
Nuk dihet nëse këngëtarja ka qenë e inatosur me imazhin jashtë dritares apo dikë tjetër, megjithatë imazhi i gishtit të mesëm bashkë me emrin e kompanisë, bën të mendohet se fyerja i është drejtuar direkt asaj. /Telegrafi/