Site icon Telegrafi

Nervozohet me blerësen shtatzënë që porositi në detaje, menaxherja e përzë duke i bërtitur (Video)

Lizzie Ramsey ishte së bashku me bashkëshortin, një koleg dhe dy vëllezërit e tij, duke porositur në një lokal të ushqimeve të shpejta në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Pa e përfunduar mirë porosinë për pesë persona, menaxherja nisi t’i bërtiste dhe i kërkoi të largohej, sepse e nervozoi duke kërkuar gjithçka në detaje, transmeton Telegrafi.

“Jam shtatzënë dhe kisha nevojë për ushqim, ndërsa në afërsi nuk kishte lokal tjetër hapur. Nuk isha aq e bezdisshme, ndërsa aty nuk ishte askush tjetër pos neve”, ka thënë Ramsey.

Zyrtarë të lokalit kërkuan falje për rastin, ndërsa deklaruan se skena të tilla më nuk do të përsëriten. /Telegrafi/

https://youtu.be/JszfYkwtSyk

Exit mobile version