Site icon Telegrafi

Nervozohet Agnesa Vuthaj: Kosova, vendi ku polici t’i merr dokumentet, të lë pres se ka një telefonatë (Foto)

Agnesa Vuthaj u bë e njohur kur në vitin 2003 fitoi konkursin e bukurisë “Miss Kosova 2003”.

Një vit më pas u shpall më e bukura edhe e Shqipërisë, duke fituar kurorën e “Miss Albania 2004”.

Por, kjo nuk do të thotë asgjë kur të vjen puna te rregullat e trafikut rrugor dhe policisë.

Agnesa sot teksa po voziste veturën është ndalur nga policia për një kontroll rutinore.

Por, bukuroshja shqiptare e ka humbur durimin me “fanellat e kaltra” pasi që e lanë të pres për 23 minuta, pasi që një ndër policët kishte një telefonatë “të rëndësishme”.

“Kosova, vendi ku policia t’i merr dokumentet e shkon e rrin në makinë e në telefon e të len në pritje për aq sa t’i teket. Deri më tani kanë kaluar 23 min. Akoma në pritje. Policia e Kosovës”, ka shkruar Agnesa mbi një fotografi teksa shihet një polic, i cili shikonte diçka në telefon.

Ndryshe, Agnesa po vazhdon me sukses të sjell koleksione të reja të çantave nën logon dhe emrin personal. /Telegrafi/

Exit mobile version