Nero Home për herë të parë do të ekspozohet në tregun suedez gjatë muajit shkurt.
Produktet e Nero Home do të prezantohen nga data 6 deri me datën 10 shkurt, në kuadër të panairit të mobileve që do të mbahet në Stockholm të Suedisë, transmeton Telegrafi.
“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Nero Home si pjesë e LINE Group do të jetë ekspozues për herë të parë në tregun Suedez. Bëhuni gati për tu frymëzuar nga dizajni modern i punuar nga materialet premium të drurit, ku do të shfaqim elegancën dhe mjeshtërinë përmes produkteve tona duke përfshirë kuzhinat dhe dyert”, bëhet e ditur në njoftim.
Panairi i mobileve në Stockholm të Suedisë mbahet çdo vit ku prezantohen laramani produktesh./Telegrafi/