Site icon Telegrafi

Neri Oxman, ikonë e modës e dashura e re e Brad Pittit

NEW YORK, NY - SEPTEMBER 18: Dr. Neri Oxman, Associate Professor of Media Arts and Sciences, MIT, speaks at The 2017 Concordia Annual Summit at Grand Hyatt New York on September 18, 2017 in New York City. (Photo by Riccardo Savi/Getty Images for Concordia Summit)

Arkitektja Neri Oxman ka nisur të marrë zemrat e shumë femrave anembanë botës.

Shumë pak ka qenë e njohur në botën e shoubizit para se të nis të takohet me aktorin Brad Pitt, por së fundi po rrëmben vëmendjen e botës femërore.

E gjithë kjo në saje të stilit të modës që po shfaq në paraqitjet publike anembanë globit, sa që po krahasohet se bashkëshorten e George Clooneyt, Amalin.

Neri Oxman (Getty Images)

Përveç bukurisë, izraelitja dallohet edhe për karrierën e suksesshme, si dhe një stil të përsosur mode bazuar në detajet që kujdeset rreth elegancës.

Ngjashëm me ish-gruan e Bradit, Angelina Jolie, Oxman gjithashtu i pëlqen të veshë veshjet e zeza dhe është ithtare e veshjeve që nuk kushtojnë shtrenjtë.

Shumë tifozë të aktorit të famshëm janë të kënaqur me përzgjedhjen e fundit, duke marrë parasysh se në të kaluarën është rrethuar me vajza të botës së modës.

Ndryshe, Pitt dhe Jolie ka muaj që i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, por e cila nuk është konkretizuar edhe në mënyrën ligjore. /Telegrafi/

Neri Oxman (Getty Imagess)

 

Neri Oxman (Getty Images)
Exit mobile version