Site icon Telegrafi

Nerazzurët kosovarë pushtojnë Meazzan, gati për derbin ndaj Milanit (Foto)

Derbi më i madh lokal në botë, ai mes Interit dhe Milanit, si zakonisht nxitë një interesim të hatashëm në vendin tonë.

Nga Kosova agjencionet turistike kanë bërë oferta nga më të ndryshme, që pavarësisht lirimeve, sërish për standardin e Kosovës janë të larta, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar shumë tifozë që të udhëtojnë drejt Meazzas për të përkrahur ekipet e tyre të preferuara.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth derbit të Milanos

Një grup tifozësh të Interit nga Prishtina tashmë gjenden në stadium, ashtu sikurse shumë tifozë tjerë që në mënyrë individuale kanë udhëtuar drejt Milanos për të përcjellë një nga ndeshjet më epike që njeh futbolli.

Milani dhe Interi në këtë derbi hyjnë pa ndonjë motiv të madh për të luftuar për Ligën e Kampionëve, objektiv që edhe këtë sezon nga këto dy klube nuk do të arrihet, por kjo nuk pengon adhuruesit që të bëjnë mijëra kilometra dhe shpenzime për të përmbushur pasionin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version