Telegrafi

Nëpunësit policorë për herë të parë u dhuruan lule grave drejtuese të automjeteve në Dibër

Sektori i Punëve të Brendshme – Ohër, drejtimi për parandalim, Këshilli Republikan i Sigurisë në Komunikacionin në Rrugë dhe Asociacioni Internacional i Policisë rajoni Ohër, sot me dhuratë simbolike – lule, grave pjesëmarrëse në komunikacion, ua uruan 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër.

Shtoi se sivjet, ky aktivitet realizohet për herë të parë edhe në Dibër, si edhe në rajonin e Strugës, Kërçovës ndërsa në kuadër të fushatës edukative “Gratë drejtojnë automjetet me përgjegjësi”.

“Nëpunësit policorë, grave pjesëmarrëse në komunikacion u dhuruan edhe freskues me aromë për në automjet, por edhe afishe edukative si përkujtues për nevojën e drejtimit të sigurimit të automjeteve motorike”, tha Dimoski.