Telegrafi

Nëpunësi i shtëpisë së pleqve, filmohet fshehtazi duke tentuar të mbyt pacientin e moshuar (Foto/Video)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një nëpunës i shtëpisë së pleqve tenton të ngufat një pacient të moshuar.

Noleen Hausler kishte vendosur të instalojë kamera në dhomën e babait të tij Clarence, në shtëpinë e pleqve në Kingsëood të Shteteve të Bashkuara, për të hequr dyshimet se pjesët e mavijosura të trupit të tij nuk janë bërë nga rrëzimi aksidental, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet punëtori 29-vjeç duke e shtyrë me forcë lugën në fytin e 89-vjeçarit, i cili në ato momente ishte duke fjetur.

Por është interesant fakti, se si përpos që shtynë me forcë lugën në fytin e të moshuarit, ai tenton t’ia mbyll hundën dhe gojën në mënyrë që të mos mund të marrë frymë.

Sipas raportit të policisë, është konstatuar se kjo nuk kishte qenë hera e parë që nëpunësi Corey Lyle Lucas kishte keqtrajtuar të moshuarin.

Në nëntor të vitit 2015, ai është zënë duke e detyruar me forcë të hanë ushqimin. /Telegrafi/