Telegrafi

Nëpunësi 10-vjeçar i tualetit publik, rrahet keq nga klienti që refuzoi t’i paguajë 20 centë (Video, +18)

Një turist është filmuar nga kamerat e sigurisë duke rrahur brutalisht një nëpunës të një tualeti publik, pasi kishte refuzuar të paguaj 20 centë për shërbimin.

Në videon e postuar më poshtë shihet një burrë i shoqëruar nga dy bionde, në një zonë ku zhvillohet prostitucioni në një qytet në Tajlandë, transmeton Telegrafi.

Por vogëlushi Abdull Seesa, i cili punon në këtë tualet publik dhe që i kishte kërkuar 20 centë burrit pasi e kishte shfrytëzuar tualetin, e pësoi keq.

Turisti refuzoi t’i japë të hollat pasi shfrytëzoi tualetin, dhe në një moment humbi kontrollin dhe filloi ta godasë me grushta e shkelma djaloshin 10-vjeç.

Tani babai i vogëlushit Tohee Seesa, është i gatshëm të paguaj 112 funte shpërblim të gjithë atyre që i japin informacione lidhur me vendndodhjen e turistin që ia kishte rrahur të birin. /Telegrafi/