Një turist është filmuar nga kamerat e sigurisë duke rrahur brutalisht një nëpunës të një tualeti publik, pasi kishte refuzuar të paguaj 20 centë për shërbimin.
Në videon e postuar më poshtë shihet një burrë i shoqëruar nga dy bionde, në një zonë ku zhvillohet prostitucioni në një qytet në Tajlandë, transmeton Telegrafi.
Por vogëlushi Abdull Seesa, i cili punon në këtë tualet publik dhe që i kishte kërkuar 20 centë burrit pasi e kishte shfrytëzuar tualetin, e pësoi keq.
Turisti refuzoi t’i japë të hollat pasi shfrytëzoi tualetin, dhe në një moment humbi kontrollin dhe filloi ta godasë me grushta e shkelma djaloshin 10-vjeç.
Tani babai i vogëlushit Tohee Seesa, është i gatshëm të paguaj 112 funte shpërblim të gjithë atyre që i japin informacione lidhur me vendndodhjen e turistin që ia kishte rrahur të birin. /Telegrafi/